Home / Lajme / Maqedoni / Televizioni Koha ju sjell VIDEO ekskluzive nga Demolimi i lokaleve në Shkup (VIDEO)

Televizioni Koha ju sjell VIDEO ekskluzive nga Demolimi i lokaleve në Shkup (VIDEO)

Shkup, 20 Maj – Pas vrasjes që ndodhi mbrëm qindra qytetar maqedonas kanë djegur dhe shkatëruar objekte në Gjorçe Petrov që ishin në pronësi të shqiptarëve, njofton Televizioni Koha.

Turma të revoltuara pas vrasjes së djeshme të të riut maqedonas Angel Petkovski,19 vjeç, kishin bllokuar rrugët e kësaj komune, duke djegur dhe demoluar lokale. Nëpër rrugë ishin hedhur kontejnerë bërllogu për të ndaluar lëvizjen e makinave, ndërsa grupet e revoltuara bënin thirrje për zbardhjen e këtij incidenti, njofton Televizioni Koha.

Lokale të demoluara dhe të djegura. Dritare të thyera, kërcënime, shantazhe, tmer dhe frikë, përjetuan mbrëmë shqiptarët të cilët jetojnë dhe ushtrojnë biznesin e tyre në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Ngjarjet e mbrëmshe lanë gjurmë sikur mbrëmë të ishin zhvilluar luftime, kurse shqiptarët të cilët jetojnë në këtë lagje kaluan edhe një natë nën kërcënime dhe shantazhe. Sot ekipi i Televizionit Koha qëndroi në këtë lagje për të parë se çka ka ndodhur mbrëmë dhe çka kanë përjetuar ata.Djegiet dhe demolimet kishin filluar mënjëherë pas vrasjes së një maturanti nga kjo lagje. Deri tek incidenti tragjik kishte ardhur si pasojë pasi një person me emrin Naser kishte tentuar të vjedhë një biçikletë në shtëpinë e Angel Petkovskit. Angel e kishte vërejtur atë dhe së bashku me babain e tij Sasho, me makinën e tyre ishin vënë në ndjekje të vjedhësit. E kanë ndjekur deri te spitali i syve, ku edhe kishte ardhur në kontakt fizik mes Angel dhe Naserit, ku djaloshi 19 vjeçar ishte therrë me thikë. Sipas informacioneve të para, motivi është banal, pra vrasje për biçikletë ndërsa sulmi është bërë në vetëmbrojtje. Pronarët e lokaleve theksojnë se këta ngjarje nuk janë të para sepse sulme të këtilla ka pasur edhe më herët.

Sulmet e lokaleve kanë qenë selektive, sepse në këtë vend ka pasur dy mishtore, njëra pronë e shqiptarit kurse tjetra e një pronari maqedonasm por është sulmuar vetëm mishtorja e shqiptarit.

Vrasja e 19 vjeçarit u bë nga Naser.E, i cili kishte hyrë në oborrin e viktimës për të vjedhur një biçikletë. Kësaj ngjarje i ka paraprirë një përleshje, me ç`rast grabitësi Naser.E e ka goditur me thikë në zemër 19 vjeçarin, duke e lënë të vdekur vetëm disa metra larg shtëpisë së tij. Vetëm pas përhapjes së lajmit turmat ishin grumbulluar në shenjë revolte. Ato kanë vazhduar të qëndrojnë rrugëve të kësaj komune deri vonë, por me arritjen e shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov dhe bisedat me policët, turmat më vonë kanë nisur të shpërndahen.

Varrimi i të ndjerit sot do të bëhet në mesditë në varrezat e kësaj komune. Rrugët e kësaj pjese të qytetit ku u protestua dhe pati demolime, sot në mëngjes ishin plotësisht të pastërta. Pronarët e lokaleve gjithashtu janë parë pranë tyre, për të vlerësuar dëmet dhe filluar sanimin e dëmeve.

Gjithashtu të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe janë hequr bllokadat. Por vërehet një numër i madh i policëve që po qëndrojnë pranë udhëkryqeve dhe disa pjesëve të rrugëve. Në vendin ku u vra 19 vjeçari janë të pranishëm disa qytetarë dhe se janë vendosur qirinj në shenjë kujtimi, njofton Televizioni Koha.

Televizioni Koha ju sjell video ekskluzive nga dëmtimi i lokaleve dhe intervista nga pronarët e lokaleve, ata kërkuan nga partit politike posaqërisht nga partia që është në qeveri të zbardh rastin dhe të mbrojë qytetarët e pafajshëm.



Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *