Home / Lajme / Maqedoni / Tensionet në Shkup, MPJ e Shqipërisë: Përpjekjet për konflikt etnik të marrin përgjigjen e merituar

Tensionet në Shkup, MPJ e Shqipërisë: Përpjekjet për konflikt etnik të marrin përgjigjen e merituar

22 Maj – Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhje dhe dënon vrasjen e të riut maqedonas në komunën Gjorge Petrov në qytetin e Shkupit dhe njëkohësisht shpreh shqetësim të thellë ndaj përpjekjeve për ta shndërruar këtë akt kriminal në një konflikt etnik

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhje dhe dënon vrasjen e të riut maqedonas në komunën Gjorge Petrov në qytetin e Shkupit dhe njëkohësisht shpreh shqetësim të thellë ndaj përpjekjeve për ta shndërruar këtë akt kriminal në një konflikt etnik dhe sulm me baza urrejtjeje ndaj bashkësisë shqiptare.

“Ngjarje të tilla, që provokojnë acarim të marrëdhënieve ndëretnike, në dëm të bashkëjetesës mes dy popujve, duhet të marrin përgjigjen e merituar nga i gjithë faktori politik dhe institucional në vend.”- thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet reagimin e shpejtë të autoriteteve maqedonase dhe ndërkohë inkurajon hetimin e plotë të ngjarjes si dhe vënien përpara drejtësisë, të autorëve të vandalizmave dhe shkatërrimit të pronave të banorëve shqiptarë.

Në mbrëmjen e datës 19 maj, në komunën Gjorge Petrov në qytetin e Shkupit , një i ri 18-vjeçar i etnisë maqedonase është goditur me thikë nga një i dyshuar i etnisë shqiptare dhe si pasojë viktima ka humbur jetën.

Situata ka precipituar më pas dhe banorë të kësaj zone kanë djegur dhe shkatërruar dyqane dhe prona të banorëve shqiptarë, duke hedhur madje edhe parulla si: “vdekje shqiptarëve”, “shfarosuni”, “qofshi të mallkuar”, “shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur” etj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *