Home / Lajme / Maqedoni / Tensionohet situata ne Gjorce Petrov( e plotesuar)

Tensionohet situata ne Gjorce Petrov( e plotesuar)

19 Maj – Qytetaret bllokojne rrugen ne Gjorce Petrov.Demolohet nje embeltore prone e nje shqiptari. Mos udhetoni sonte ne Shkup pa nevoje.

Nje numer i madh i qytetareve, numer ky qe shtohet cdo minute, pas vrasjes se nje maturanti 18 vjecar sot ne oret e pasdites, te revoltuar kane bllokuar hyrjen per ne Shkup. Nje veture qe vinte nga Saraji ka tentuar me veturen e tij te depertoje me dhune dhe ka rezikuar te shkele disa persona pjese e bllokades. Ne vendgjarje ka edhe forca te medha policore te cilet mundohen te evitojne incidente eventuale, sepse kjo vrasje qe mund te jete incident e jo vrasje e planifikuar mund te eskaloje ne nje trazire ndernacionale dhe te prish maredhenjet etnike ne Maqedoni.
Policia ende nuk ka dhene detaje por supozohet se personi i dyshuar per vrasjen eshte arestuar.Apelohet deri tek qytetaret qe sonte pa nevoje te mos udhetojne ne drejtim te Shkupi ose te gjejne rruge alternative per ti evituar rezikut eventual.
Gjithashtu është sulmuar autobusi me numër 11, megjithatë nuk raportohet për persona të lenduar.

Është zbardhur vrasja në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, i dyshuari N. E., siç njofton Press 24 nga policia është arrestuar dhe gjendet në stacionin policor.

Sipas burimeve, thuhet se vrasja ka ndodhur rreth orës 15.15 minuta pasi N. E., kishte hyrë në shtëpinë e tanimë të vrarit A. P., dhe ia ka vjedhur biçikletën.

Angel e kishte vërejtur atë dhe së bashku me babain e tij Sasho, me makinën e tyre ishin vënë në ndjekje të vjedhësit.

E kanë ndjekur deri te spitali i syve, ku edhe kishte ardhur në kontakt fizik mes A dhe N, ku djaloshi 19 vjeçar ishte therrë me thikë. Sipas inmformacioneve të para, motivi është banal, pra vrasje për biçikletë.

Ne vendgjarje ka dalur edhe kryetari i Komunes Gjorce Petrov Sokol Mitrevski i cili qytetareve ju ka premtuar se do te thir mbledhje urgjente e te jashtezakonshme ku do te diskutohet per ngjarjen dhe kerkesen e qytetareve qe te mbyllet ura e udhetareve tek klinika e syve. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *