Home / Sport / Terim: FIFA dhe UEFA duhet ta pranojnë Kosovën

Terim: FIFA dhe UEFA duhet ta pranojnë Kosovën

“Këtë ndeshje mund ta shohim nga shumë aspekte. Aspekti i parë është se po e njohim Kosovën si shtet. Se Kosovën duhet ta njoh edhe UEFA e FIFA. Arsyeja që kemi ardhur këtu është që ta japim këtë mesazh”, u shpreh Terim për mediat turke.

Përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim, ka theksuar se sfida e sotme ndaj Kosovës ishte mesazhi më i mirë se FIFA dhe UEFA duhet ta pranojnë Kosovën.

Numri një i skuadrës turke në futboll, Fatih Terim, ka theksuar se miqësorja e djeshme e zhvilluar ndaj Kosovës pati një mesazh tejet të madh.

Sipas ish-trajnerit të Milanit e Galatasarayit, kjo sfidë tregoi edhe njëherë se FIFA dhe UEFA duhet ta pranojnë në gjirin e tyre Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Këtë ndeshje mund ta shohim nga shumë aspekte. Aspekti i parë është se po e njohim Kosovën si shtet. Se Kosovën duhet ta njoh edhe UEFA e FIFA. Arsyeja që kemi ardhur këtu është që ta japim këtë mesazh”, u shpreh Terim për mediat turke.

“Tash e tutje, do t’i ndihmojmë kosovarët në asketin e edukimit të futbollit. Sa i përket ndeshjes, nuk ka për t’u folur shumë. Ishte një rast i mirë për t’i parë disa futbollistë, të cilët kanë treguar lojë të mirë”, shtoi tutje përzgjedhësi turk.

Ky i fundit i ndje tejet i emocionuar kur në tribunat e stadiumit ‘Adem Jashari’ pa disa tifozë kosovarë me helmeta minatorësh, duke ndarë dhimbjen e tyre me popullin turk pas tragjedisë në minierën e Somas.

“Disa nga tifozët kishin vënë helmeta të minatorëve dhe ky ishte një mesazh shumë i mirë nga tifozët e Kosovës”, përfundoi Terim.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *