Home / Lajme / Rajon / Tërmeti në Shqipëri ka dëmtuar 3 pallate dhe 2 shkolla

Tërmeti në Shqipëri ka dëmtuar 3 pallate dhe 2 shkolla

19 Maj –
Ndërkohë mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 43 km në Jug të Tiranës, 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, me një thellësi prej 10 km.

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Tërmeti, i cili ka rënë rreth orë 02:59 minuta ka alarmuar banorët. Madje të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë telefonuar në Neës24 duke konfirmuar tërmetin e rënë në zonën e tyre. Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka qenë me Magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Ndërkohë mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 43 km në Jug të Tiranës, 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, me një thellësi prej 10 km.

Për pasojë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi. Mësohet se pas lëkundjes fillestare ka pasur edhe 7 lëkundje të tjera më të lehta.

Fatmirësisht nuk është njoftuar për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Kështu, raportohet se në Cërrik janë dëmtuar 3 palate, ndërsa në dy shkolla.

KAMAMI: JANË DËMTUAR DY SHKOLLA NË BELSH

Ora 09:40- Ndërkohë që mësohet se dëmtime ka pasur edhe në Belsh të Elbasanit. Prefekti i Elbasanit, Arben Kamami raporton për Neës 24 se janë dëmtuar edhe dy shkolla në Belsh dhe për këtë arsye nuk ka filluar mësimi. Ndërkohë që sipas tij është ngritur Shtabi i Emergjencave për të verifikuar dëmet.
KRYBASHKIAKU I CËRRIKUT: TËRMETI I FUQISHËM, DËMTOHEN 3 PALLATE

Ora 09:30- Lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë në orët e para të mëngjesit të sotëm përveç panikut të banorëve në disa qytete të vendit, kanë shkaktuar edhe dëme materiale në Cërrik.

Në një komunikim telefonik për News 24, kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha konfirmoi lajmin. Sipas tij, “Lëkundje tepër të forta janë ndjerë në Cërrik. Kuptohet që tek njerëzit pati panik, kanë dalë jashtë deri sa u zbardh. Pallati 86 në këtë qytet ka dëmtime, plasaritje dhe shembje, mendohet se ka dëmtime edhe në dy pallate të tjerë”, tha ai. Po sipas tij, asnjë person nuk është lënduar në pallatet e dëmtuara.
Duzha shtoi se, “Pas lëkundjes së parë pati edhe një lëkundje tjetër më e dobët”.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *