Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi ankohet për parregullsitë në zgjedhje

Thaçi ankohet për parregullsitë në zgjedhje

27 maj-Kryetari Thaçi theksoi se çështja e cila të gjithëve na shqetëson është mungesa e perspektivës euroatlantike dhe vlerësoi se vetëm me një vullnet të mirë kjo çështje mund të debllokohet. Bashkëbiseduesit u pajtuan se zhbllokimi i procesit integrues hap perspektiven e vendit si dhe forcon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti në takim delegacionin e lartë të MPJ të Suedisë udhëhequr nga Torbjorn Sohlstrom, Shef i zyrës për çështjet politike pranë MPJ të Suedisë, i shoqëruar nga këshilltari i tij z.Jamal Alassaad dhe znj. Lina Bunis, e ngarkuara me punë në MPJ të Suedisë për çështjet e BE, si dhe nga Ambasadori i Suedisë në vend, Mats Staffansson. Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike dhe zgjedhjet e fundit në vend, ku Kryetari i PDSH-së i paraqiti faktet e pamohueshme që tregojnë hapur për manipulimin e procesit zgjedhor dhe shkeljen e normave demokratike në mbi 45% të vendvotimeve ku votojnë shqiptarët nga ana e partisë qeveritare BDI. Në këto vendvotime rezultati PDSH-BDI është, PDSH 3-4 mijë vota, kurse BDI 50-60 mijë vota, si dhe për instrumentet që janë përdorur në shumicën e vendvotimeve siç janë trembja, kërcënimi shantazhi etj. Gjithashtu, në takim u diskutua rreth zhvillimet rajonale, zhbllokimin e procesit integrues të vendit si dhe tema të tjera me interes. Kryetari Thaçi theksoi se çështja e cila të gjithëve na shqetëson është mungesa e perspektivës euroatlantike dhe vlerësoi se vetëm me një vullnet të mirë kjo çështje mund të debllokohet. Bashkëbiseduesit u pajtuan se zhbllokimi i procesit integrues hap perspektiven e vendit si dhe forcon sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kryetari i PDSH-së gjatë bisedës ka ripërsëritur qëndrimin se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të mbajë qasje konstruktive në veprimin e saj politik dhe do të jetë pjesë e një procesi demokratik. Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *