Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi në Strugë: I kemi dyert e hapura për qeveri

Thaçi në Strugë: I kemi dyert e hapura për qeveri

Strugë, 11 Maj – Kryetari i PDSH-së sot qëndroi në Strugë ku morri pjesë në Kuvendin e degës së partisë në të cilën u zgjodh kryesia e re si dhe kryetari i ri Blerton Pollozhani.

Me këtë rast, Thaçi foli edhe për zhvillimet e fundit politike rreth koalicioneve të mundshme për formimin e qeverisë së re. Sipas tij PDSH-ja i ka dyert e hapura për t`u futur në qeveri.

”Sa i përket cështjes së qeverisë ka degjeneruar gjithcka që është program dhe platformë është bër shumë simpatike që ditët e fundit të folet kush do të jetë në qeveri. Vazhdoj të them se i kam të gjitha dyert e hapura për të hyrë në qeveri. Por, po ashtu u them se në asnjë moment nuk do të bëj kompromisë me supstancën e partisë e cila është e shenjt, sepse pastaj nuk do të kishte kuptim asgjë nëse bëhet kompromis i tillë .”,tha Thaçi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *