Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Nuk jap dorëheqje nëse këtë e kërkojnë tradhtarët dhe armiqtë e PDSH-së (VIDEO)

Thaçi: Nuk jap dorëheqje nëse këtë e kërkojnë tradhtarët dhe armiqtë e PDSH-së (VIDEO)

Shkup, 02 Maj – Lidhur me kërcënimet e BDI-së e cila nuk pranon që të jetë bashkë në qeveri me PDSH-në, Thaçi theksoi se kërcënimet e tyre janë të kota.
“Ata kot flasin, nuk kanë kurfarë potenciali për kërcënime të këtilla dhe tregojnë një dëshirë patologjike që non stop të jenë pjesë e qeverisë”, deklaroi Thaçi, raporton TV KOHA.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot realizoi takim me ambasadorin amerikan Poll Vollers.

“Ishte takim i rregullt me ambasadorin Amerikan. Unë i rendita në përpikmëri të gjitha parregullsitë të cilët i ka bërë oponenti ynë politik BDI, duke filluar nga kërcënime, shantazhet, frikësimit të administratës, blerjes së votës, në mënyrë të hapur dhe shumë brutale dhe ky proces për mua dhe PDSH-në është tërësisht i parregullt. Më pastaj u bisedua edhe për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, ku unë shpreha të vetmen brengë si PDSH, mundësia e debllokimit të procesit integrues. ”, tha Thaçi, informon Tv KOHA.

Thaçi ka konfirmuar se është takuar me kryeministrin Nikolla Gruevski.
“Po, po kam pasur pardje takim me Gruevskin, një takim që ka zgjatur një orë dhe asgjë nuk është definitive”, tha Thaçi, transmetin TV KOHA.
Lidhur me kërcënimet e BDI-së e cila nuk pranon që të jetë bashkë në qeveri me PDSH-në, thaçi theksoi se kërcënimet e tyre janë të kota.
“Ata kot flasin, nuk kanë kurfarë potenciali për kërcënime të këtilla dhe tregojnë një dëshirë patologjike që non stop të jenë pjesë e qeverisë”, deklaroi Thaçi, raporton TV KOHA.

I pyetur për dorëheqje numri një i PDSH-së tha se nuk jep dorëheqje nëse këtë e kërkojnë tardhtarët dhe armiqtë e PDSH-së. “Nuk jap dorëheqje nëse këtë e kërkojnë tradhtarët e PDSH-së, dhe armiqtë e PDSH-së. Normalisht unë u nënshtrohem organeve të partisë dhe kjo do të jetë krejt e hapur. Seriozisht është biseduar për këtë çështje dhe unë nuk preferoj dramatizim të situatës, pas dhjetë muajve është kongresi i partisë dhe në kuadër të një procesi të rregullt do ti zgjidhim të gjitha çështjet që i kemi brenda partisë”, tha ai. TV KOHA.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *