Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi sot në Strugë për zgjedhjen e degës së re të PDSH-së

Thaçi sot në Strugë për zgjedhjen e degës së re të PDSH-së

Strugë, 11 Maj – PDSH ka bërë të ditur se sot do të bëj zgjedhjen e degës së re partiake në Strugë. Kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi do të jetë i pranishëm në kuvendin zgjedhor në Strugë, ku do të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re partiake.

PDSH ka nënvizuar se zgjedhja e degës partiake do të ndodhë pas shkarkimit të kryesisë së degës së udhëhequr nga kryetari i deritanishëm Lavdrim Elmazi si dhe shkarkimi i Ziadin Selës nga kryesia qendrore partiake.

Jozyrtarisht mediat kanë paralajmëruar se për kryetar dege janë dy pretendues Zija Jonuzi – bartës i listës së PDSH-së për deputetë në njësinë e 5 zgjedhore ose Nafi Doko, shefi i shtabit zgjedhor për zgjedhjet e fundit parlamentare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *