Home / Lajme / Maqedoni / Tirana zyrtare: Gruevski vendos me kë të hy në koalicion

Tirana zyrtare: Gruevski vendos me kë të hy në koalicion

2 maj-Një burim pranë një partie qeverisëse të Shqipërisë për portalin ExPress.mk ka pohuar se Tiranës zyrtare fare nuk i intereson se kush do jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës në Maqedoni.

Mbi bisedimet për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë disa media të afërta me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), mundohen që duke shfrytëzuar opinione të disa analistëve të Prishtinës e Tiranës të krijohet opinion se edhe Tirana e Prishtina janë të intersuara se cila parti shqiptare do të jetë pjesë e qevrisë së ardhëshme të Maqedonisë, gjegjëisht të krijohet opinion që do ti konvenonte politikave të tyre redaktuese.

Një burim pranë një partie qeverisëse të Shqipërisë për portalin ExPress.mk ka pohuar se Tiranës zyrtare fare nuk i intereson se kush do jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës në Maqedoni.

“Partia fituese në Maqedoni është VMRO-DPMNE e cila e ka edhe shumicën apsolute për të krijuar koalicionin e ardhëshëm qeverisës. Ne nuk kemi fare të drejtë që ti fusim hundët se kush me kë bën koalicion. Ne kur e kemi bërë koalicionin qeverisës asnjë parti nga Maqedonia por as vet Gruevski nuk na ka sygjeruar partner koalicioni. As ne nuk e kemi as të drejtën, e as luksin që ti sygjerojmë dikujt me kë të bëjë koalicion”, thotë burimi.

Nga ana tjetër analisti dhe botuesi i gazetës Nacional Albania, z. Besnik Rama shprehet:

“Po të ishte e interesuar Tirana zyrtare rreth zgjedhjeve së 27 Prillit në Maqedoni duhet të kishte reaguar më ndryshe”.

Nën një, duhet të kishte vënë në shërbim të deputetëve shqiptarë të diasporës stacionin televiziv shtetëror “TVSH- në”.

Nën dy nuk do lejonte që deputet maqedonas të merrnin 400 vota nga 405 votues . Kjo ndodhi në zemër të Shqipërisë, në kryeqytetin shqiptar./ExPress.mk/ studenicanipress

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *