Home / Lajme / Maqedoni / Tre vite pa Rahim Samiun ish – komandant Zogu (VIDEO)

Tre vite pa Rahim Samiun ish – komandant Zogu (VIDEO)

Tetovë, 17 Maj – Me rastin e tre vjetorit të vdekjes së heroit të kombit Rahim Samiu komandat Zogut sot bashkëshortja e ish komandat zoguy bashkë me fëmijët kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve i cili gjendet mbi teqen e Tetovës.

Bashkëshortja e Rahim Samiut tha ” ne si familja e Rahim Samiut gjithonë e kemi në zemrat tona dhe Rahimin e kujtojmë për çdo ditë por sot kemi ardhurë për të vendosurë kurora me lule dhe të kujtojmë tre vjetorin e vdekjes “, njofton Televizioni Koha.

Rrahim Samiu i njohur si ish – komandant Zogu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ndërroi jetë më 17 Maj të vitit 2011 në Tetovë pas një sëmundje të rëndë.

Ish – komandant Zogu është i njohur si një nga ish-luftëtarët e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa në vitin 2012 presidentja e Kosovës Jahjaga Rahim Samiun – Komandant Zogun e dekoroi me URDHËRI HERO I KOSOVËS.

Fatkeqësisht sot në tre vjetorin e vdekjes së Rahim Samiu-t ishin vetëm familja më e ngushtë. Tre vjetori I vdekjes së Rahimit nuk përkoi me asnjë cikël zgjedhor dhe me asnjë fushatë prandaj tek varrezat nuk kishte asnjë fytyrë të politikani apo shoqate. SIkur të ishte e kundërta dhe të ndodheshim në fushatë parazgjedhore me siguri se sot do të kishte shumë njerëz, shumë politikanë por kjo nuk ndodhi, sepse panë Rahimit ishin atyre që më shumë u dhimbsej pra vetëm familja e ngushtë e tij.
(Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *