Home / Lajme / Rajon / Tri detyrat e Kosovës për këtë vit

Tri detyrat e Kosovës për këtë vit

7 maj-Fule i ka vlerësuar pozitivisht vendimet e institucioneve për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës. Për këtë të fundit, Fule ka thënë se Gjykata dëshmon se Kosova po i tregon botës se nuk ka asgjë të fshehtë.

Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian jo vetëm se paralajmërohet të jetë e gjatë, por edhe përplot sfida. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule, ndërsa përgëzoi autoritetet në Prishtinë për përmbylljen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, i ka rikujtuar institucionet edhe më një numër të madh obligimesh që kanë para vetes.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Fule ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropianë që drejtohet nga presidentja Atifete Jahjaga si dhe ka takuar kryeministrin Hashim Thaçi. Po ashtu, ai ka biseduar edhe me përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.

Fule i ka vlerësuar pozitivisht vendimet e institucioneve për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës. Për këtë të fundit, Fule ka thënë se Gjykata dëshmon se Kosova po i tregon botës se nuk ka asgjë të fshehtë.

Zyrtari evropian ka porositur institucionet e Kosovës së diskutimet për këtë vit sillen rreth tri çështjeve kryesore sa i përket integrimeve evropiane. “Së pari duhet të vazhdohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, pastaj përfundimi i zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen së shpejti dhe së treti, nevoja që të vazhdohet puna me reformat në sundimin ligjit, gjë që është theksuar në Studimin e Fizibilitetit dhe në Raportin e kaluar të Progresit”, ka thënë Fule. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *