Home / Lajme / Maqedoni / Tv Koha demanton portalin Portalb

Tv Koha demanton portalin Portalb

Tetovë, 14 Maj – Lajmi i postuar në portalin tuaj me titull “Ja kush e finansoi kandidaturën e Iljaz Halimit” është një dezinformatë e kulluar dhe njëherit mosnjohje elementare e profesionit të gazetarisë.

Të nderuar kolegë të portalit Portalb.

Lajmi i postuar në portalin tuaj me titull “Ja kush e finansoi kandidaturën e Iljaz Halimit” është një dezinforatë e kulluar dhe njëherit mosnjohje elementare e profesionit të gazetarisë.

Televizioni Koha asnjëherë nuk ka finansuar as kandidatura e as parti politike në 21 vitet e egzistimit të saj si televizion.

Televizioni Koha si shumica e televizioneve në Maqedoni këtë radhë shfrytëzuan mundësinë që ofroi ligji zgjedhor i cili mundëson që partive politike të mund tu jepen donacione edhe në formë shërbimi. Duke u nisur nga kjo mundësi ligjore Televizioni Koha të gjitha partive politike që lidhën kontratë për bashkëpunim ju ka ofruar dhe ju ka dhënë donacione në formë shërbimi që nuk paraqet në asnjë mënyrë donacione në të holla, apo më qartë ju ka bë një zbritje legale në shumën e përgjithshme të faturës.

Televizioni Koha në zgjedhjet presidenciale donacion në shërbim ju ka dhënë partive politike VMRO-DPMNE-së në vlerë 321.568 denar dhe PDSH-së në vlerë 200.000 denar.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare Televizioni Koha donacion në shërbim BDI-së i ka dhënë 300.000 denar, kurse PDSH-së 135.420 denar.

Pra të nderuar kolegë të portalit Portalb, titulli i lajmit cdo herë duhet të korespondojë me esencën e saj. Titulli i lajmit tuaj “ Ja kush e finansoi kandidaturën e Iljaz Halimit” është titull që tërhek lexuesin për ta lexuar edhe brendinë e lajmit, por që në këtë rast ju i dezinformuat ata në dëm të kolegëve tuaj. E sa i përket burimit që ju e cekni e ajo është organizata “Civil” nuk ju arsyeton për këtë lëshim.

Me respekte

Departamenit për informim i Televizionit Koha – Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *