Home / Lajme / Rajon / Vajza tenton të shkojë në ekskursion, nëna e vret me armë, më pas vetëvritet

Vajza tenton të shkojë në ekskursion, nëna e vret me armë, më pas vetëvritet

24 Maj – Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit, ku 40-vjeçarja Mimoza Keqi ka vrarë me armë zjarri të bijën 15-vjeçare,

Dëshira për të shkuar me bashkëmoshatarët në një ekskursion të organizuar nga shkolla, e ka bërë 15-vjeçaren Sara Keqi që të kundërshtojë nënën, duke tentuar që të nisej pa lejen e saj. Por ky kundërshtim i ka kushtuar asaj jetën, pasi e ëma e ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit, ku 40-vjeçarja Mimoza Keqi ka vrarë me armë zjarri të bijën 15-vjeçare, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, nënë e bijë kanë debatuar ashpër që prej mbrëmjes së djeshme, pasi 15-vjeçarja ka kërkuar të shkonte në ekskursion me klasën. Në përpjekje për të bindur të bijën, që kërkonte me çdo kusht të nisej për në ekskursion, gruaja ka marrë një armë zjarri dhe ka shtënë në drejtim të vajzës.

Mësohet se 40-vjeçarja fillimisht e ka plagosur të bijën, dhe kur ajo ka dalë në oborr e ka qëlluar sërish me breshëri automatiku, duke e lënë të vdekur. Pasi ka parë vajzën të mbytur në gjak, në kushte të rënda psikologjike, 40-vjeçarja është futur në banesë dhe i ka dhënë fund jetës me të njëjtën armë. Mësohet se në momentin e ngjarjes nënë e bijë ishin vetëm në shtëpi.

Ndërkohë Policia e Kurbinit ka mbërritur menjëherë në fshatin Fushë Kuqe dhe po punon për të zbardhur ngjarjen. (BW

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *