Home / Lajme / Maqedoni / ‘ Vas Turs ‘ prezanton ofertat Turistike 2014 (VIDEO)

‘ Vas Turs ‘ prezanton ofertat Turistike 2014 (VIDEO)

Shkup, 16 Maj – Operatori Turistik ” Vas Turs ” mbrëmë në mënyrë solemne në sallën e madhe të hotelit Aleksandër Palace ka bërë prezantimin e ofertave turistike dhe web faqes të kësaj kompanie në Maqedoni www.vas.mk

Në prezantimin e mbrëmshëm kanë folur përfaqësues të hoteleve më të njohura në Turqi, Greqi, Palma De Majorka etj. Përmes këtij operatori do të mundë të rezervoni edhe bileta dhe hotele në të gjitha destinacionet e njohura në gjithë botën, njofton Televizioni Koha.

Mbrëmë gjithashtu përfqësues të hoteleve të njohura kanë prezantuar mbi 50 hotele luksoze në Turqi, Greqi, Dubai, Pallma Demajorka dhe në shumë destinacione të njohura turistike.

Menaxheri i operatorit “Vas Turs” Veton Grubi në deklaratën e tijë për Televizionin Koha tha:

” Qëllimi i këtj prezantimi është për të treguar se operatori Vas Turs ofron mundësi të shumta për të kaluar pushimet tuaja në të gjithë vendet e njohura të botës, ku gjithashtu në web faqen e këtij operatori ju mund të rezervoni edhe bileta për udhëtime tuaja, koncerte, ndeshje futbolli dhe manifestime të ndryshme në tërë botën, në çdo kohë të dhënat azhurohen në këtë web faqe duke pasur mundësi të jeni të informuar në kohën e duhur “.

Gjithashtu mbrëmë nëpërmjet një loje shpërblyese u ndanë edhe 5 bileta udhëtimi falas për të pranishmit të cilët do të mund të kalojnë pushimet në hotelet luksoze të Anatalis. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *