Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon aksioni policor “Kanxha” në Tetovë dhe Gostivar

Vazhdon aksioni policor “Kanxha” në Tetovë dhe Gostivar

Tetovë, 17 Maj – Disa bastore sporti në Gostivar dhe Tetovë morën vendime për ndalimin e punës për shkak të punës së paligjshme pa licenca, në suaza të vazhdimit të aksionit “Kanxha” të MPB-së dhe DAP-it, që u zbatua dje në mbrëmje në zonën e këtyre dy qyteteve.

Është kryer kontroll aksioni në 17 objekte, prej të cilave 12 në zonën e Tetovës (Gjermania, Tipko, Zhurnal dhe disa bastore pa emër) dhe në pesë zona në Gostivar (Euro, Shansa, Gjermania dhe disa të tjera pa emrë) për shkak të dyshimeve për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Është konfirmuar se objektet e kontrolluara në Tetovë dhe Gostivar punojnë në mënyrë të paligjshme, gjegjësisht nuk posedojnë licenca për punë. Në 13 objekte nga ana e DAP-it janë konstatuar 12 vepra penale të nenit 156, tetë kundërvajtje në nenin 158 dhe dy kundërvajtje për nenin 151 nga Ligji për lojrat e fatit dhe për lojërat argëtuese. Në të gjitha ku janë konstatuar parregullsi u janë dhënë vendime për ndalesën e kryerjes së veprimtarisë. Në aksion janë legjitimuar 47 persona, është paraparë një person për shkak të konfirmimt të identitetit, ndërsa një i mitur është dorëzuar në SPB Tetovë, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Kontrolli i djeshëm ishte vazhdim i aksionit të shkurtit “Kanxha” në të cilën te 12 bastore sporti nga ana e DAP-it janë konstatuar shkelje të nenin 158 dhe vepra penale të nenit 156 nga Ligji për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, ndërsa gjithashtu u janë dhënë vendime për ndalesë të ushtrimit të veprimtarisë. Atëherë u legjitimuan 122 persona, ndërsa gjatë legjitimit janë gjetur dy persona të cilët janë të kërkuar pas urdhërarestit të lëshuar. Janë marrë 263.453 denarë dhe 440 euro, 55 televizorë dhe aparate të tjera të cilët kanë shërbyer për organizimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *