Home / Lajme / Botë / Vdes personi më i shëndoshë në botë, peshonte 560 kg

Vdes personi më i shëndoshë në botë, peshonte 560 kg

Ka ndërruar jetë në Meksikë, Manuel Uribe, i shpallur nga rekordet “Guinness” në vitin 2006 si personi më i shëndoshë në botë. Ai peshonte 560 kilogramë.

Uribe qëndronte në krevat prej vitesh, pasi e kishte të pamundur të lëvizte i vetëm. Ai u martua në vitin 2008 me Klaudia Solis dhe martesa e tij ishte një ndër momentet e pakta që ai mund të dilte nga shtëpia. Ai ndërroi jetë në Monterrey, në moshën 48-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë portale të ndryshme, ndërsa është konfirmuar edhe nga Departamenti i Shëndetësisë në Nuevo Leon.

Në fillim të muajit maj, ai ishte transferuar në spital për shkak të problemeve kardiake. Mjekët ende nuk kanë dalë me një deklaratë për shkaqet e vdekjes, por mbipesha e jashtëzakonshme është faktori kryesor, pavarësisht se kohët e fundit Uribe kishte arritur të humbiste rreth 200 kilogramë.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *