Home / Lajme / Maqedoni / Vdes personi që u godit me plumba në Aerodrom

Vdes personi që u godit me plumba në Aerodrom

17 Maj – Ka ndërruar jetë 52 vjeçari D.J., i cili mbrëmë ka marrë tre plumba në trupin e tij pas incidentit në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Gjatë ditës së sotme pritet që policia e Maqedonisë të dalë me më shumë informacione rreth të shtënave të mbrëmshme. Ka ndërruar jetë 52 vjeçari D.J., i cili mbrëmë ka marrë tre plumba në trupin e tij pas incidentit në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski ka pohuar se ky person e ka humbur jetën. Ende nuk dihen arsyet për këtë vrasje por as nuk dihet kush është vrasësi, i cili pas të shtënave ka ikur nga ngjarja.

Banorët e banesave për rreth kanë pohuar se vetëm kanë dëgjuar të shtëna por nuk kanë parë se kush ka shtënë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *