Home / Lajme / Rajon / Vlorë, kapen 2 ton drogë nga Lazarati

Vlorë, kapen 2 ton drogë nga Lazarati

15 Maj – Në kuadër të operacionit “Restart” rreth orës 05:30 të mëngjesit policia ka sekuestruar dy ton lëndë narkotike të llojit canabis sativa në një furgon tip “Mercedes Benz Sprinter”

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga policia e Vlorës në hyrje të autostradës.

Në kuadër të operacionit “Restart” rreth orës 05:30 të mëngjesit policia ka sekuestruar dy ton lëndë narkotike të llojit canabis sativa në një furgon tip “Mercedes Benz Sprinter” me targë AA002IB dhe ka vënë në pranga drejtuesin e tij Armando Kuçi nga Fieri, raportojnë mediat në Shqipëri.

Policia ka bllokuar edhe një mjet tip “Fiat Croma” me targë AA262FV i cili shoqëronte si pararojë ngarkesën e lëndës narkotike dhe ka vënë në pranga drejtuesin Julian Byzyka banues në Fier. Blutë e qytetit të Vlorës bëjnë me dije se droga dyshohet se vinte nga Lazarati dhe do të transportohej me mjete lundruese drejt Italisë.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë të dyshuar sit ë përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *