Home / Lajme / Maqedoni / VMRO dhe BDI në finalen e negociatave për Qeverinë e re

VMRO dhe BDI në finalen e negociatave për Qeverinë e re

09 Maj- Për sot është paraparë edhe një takim midis liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, të cilët do të konkretizojnë qëndrimet rreth arritjes apo mosarritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

VMRO-DPMNE dhe BDI sot kanë ditën finalizuese rreth marrëveshjes për formimin e koalicionit qeverisës në Maqedoni pas zgjedhjeve të 27 prillit.

Për sot është paraparë edhe një takim midis liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, të cilët do të konkretizojnë qëndrimet rreth arritjes apo mosarritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë pas një takimi me ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj nuk saktësoi se cilat janë zhvillimet rreth bisedimeve dhe se a do të ketë marrëveshje.

“Ne jemi në kontakte të përditshme, për shkak se funksionarët nga dy partitë në përbërjen e kaluar të qeverisë janë në pozicionet e tyre deri te formimi dhe zgjedhja e qeverisë së re edhe ata kanë pasur komunikim të rregullt të përditshëm. Dy partitë kanë platforma ligjore dhe momentalisht zhvillohen bisedime për afrimin e dy platformave”, deklaroi Ahmeti.

Por sot disa media maqedonase kanë raportuar se dyja partitë nuk do të arrijnë marrveshje dhe se ato sot do të ndërpresin bisedimet.

Sipas burimeve të besueshme të portalit “Libertas”, liderët e partive të BDI-së, Ali Ahmeti dhe VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski pritet që nesër të zhvillojnë një takim, dhe sipas këtij portali nesër pretendohet se është dita vendimtare për ndërprerjen e bisedimeve për krijimin e qeverisë së re VMRO-DPMNE dhe BDI.

Arsyeja kryesore për këtë prishje të mundshme të kolaicionimit, është se BDI nuk pranon Gjorgje Ivanov si president legjitim të shtetit, kusht i cili është vëndosur nga partia e Gruevskit, prej ku vareн edhe bisedimet për ndajren e mëtutjeshme të resorëve, apo edhe kolalicionimit të mundshëm thotë një burim i besueshëm i Libertas.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve pritet që Gruevski në koalicion ta ftojë PDSH-në, mirëpo akti i tillë do të mundësojë që në vjeshtë të ketë përsëri zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *