Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE: “Askush nuk është përkulur para Gruevskit dhe askush nuk është kali I Trojës

VMRO-DPMNE: “Askush nuk është përkulur para Gruevskit dhe askush nuk është kali I Trojës

6 maj. “Qytetarët shqiptarë mund të jenë të qetë dhe të kenë pritje positive për 2046 projekte të cilët VMRO-DPMNE do ti bëjë për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare, politike. VMRO-DPMNE punon dhe do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. VMRO-DPMNE apelon për përgjegjësi dhe sjellje korrekte të të gjithë politikanëve shqiptarë në drejtim të votuesve shqiptarë në Maqedoni” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. TV KOHA.

“Askush nuk është përkulur para Gruevskit dhe askush nuk është kali I Trojës.Askush nuk është shërbëtor I tij, dhe askush nuk punon kundër shqiptarëve në Maqedoni. Ka bisedime në prag të formimit të qeverisë shumicë dhe ajo është gjithçka. Janë normale aktivitete politike pas zgjedhjeve, por as Gruevski nuk bën sehir apo lojë, apo lojra të pandershme. Nikolla Gruevski punon për qeverinë e re me të mirët dhe më idetë më reale nga të gjithë të cilët do të marrin pjesë në atë qeveri. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia me e madhe maqedonase VMRO-DPMNE, njofton TV KOHA.

“VMRO-DPMNE ashpër dënon përplasjet më të reja të partive politike shqiptare, të cilët si edhe në të kaluarën por edhe tash akuzohen mes veti, me ç`rast viktimë kryesore e këtyre akuzave është VMRO-DPMNE-ja dhe Nikolla Gruevski, kësaj radhe në contest të formimit të qeverisë së re. këta politikanë, duke dashur që të tregohen si patriot të mëdhenj para qytetarëve shqiptarëve dhe mbrojtës të vetëm, sërish këtë e bëjnë duke e shfaqur VMROD-PMNE-në dhe Nikolla Gruevskin në konotacion negative, si kryetar të partisë I cili nuk ua mendon të mirën shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo nuk është e vërtetë. VMRO-DPMNE me këtë reagim sërish rithekson se nuk ka mbrojtës dhe promotorë për jetë më kualitative dhe zgjidhës të problemeve të shqiptarëve dhe qytetarëve të saj në Maqedoni se VMRO-DPMNE-ja. VMRO-DPMNE dhe koalicioni për maqedoni më të mirë gjatë shtatë viteve të kaluara ishte promotor I reformave më të ëmdha në të gjitha sferat e jetës dhe zgjodhi një numër të madh të problemeve të popillit në Maqedoni se sa ndonjë parti tjetër në vend”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, njofton TV KOHA.

Më tej në këtë reagim theksohet se VMRO-DPMNE është parti e cila lufton për çdo qytetarë të Maqedonisë, për çdo bujk, për çdo pensionist, për ♪5do të papunë, për çdo biznesmen, për çdo marrës të ndihmës sociale, për çdo pacient dh për çdo mjek dhe personel mjekësor në spiatle, për çdo anëtarë të administratës publike, për çdo sportiest, sepse për ne para se gjithash është njeriu dhe jo përkatësia e tij etnike, fetare apo partiake, transmeton Tv KOHA.
“Përfundoi periudha kur VMRO-DPMNE heshte për satanizimin e saj nga politikanë të caktuar shqiptarë, me çka të njejtit jo vetëm që u munduan që të arsyetojnë mospasjen e ideve për zgjidhjen e problemeve reale të qytetaëve apo të mosrealizimit të premtimeve të tyre, por edhe u munduan që rezlutatet e funskionarëve të VMRO-DPMNE-së ti përvetësojnë si të tyre. Më tej në reagim theksohet se përfundoi periudha kur me akuza etnike, fetare do të mund të meren vota tek shqiptarët, transmeton TV KOHA.

“Prej tash ashtu edhe siç paralajmëruam në kampanjë, do reagojmë publikisht në këto lloje akuzash interetnike në kurrzi të VMRO-DPMNE –së dhe Nikolla Gruevskit.Qytetarët shqiptarë mund të jenë të qetë dhe të kenë pritje positive për 2046 projekte të cilët VMRO-DPMNE do ti bëjë për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare, politike. VMRO-DPMNE punon dhe do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. VMRO-DPMNE apelon për përgjegjësi dhe sjellje korrekte të të gjithë politikanëve shqiptarë në drejtim të votuesve shqiptarë në Maqedoni” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. TV KOHA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *