Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE dhe BDI drejt finalizimit të Qeverisë

VMRO-DPMNE dhe BDI drejt finalizimit të Qeverisë

19 maj-Mandatari i partisë që ka më së shumti deputet në Parlament, gjegjësisht VMRO-DPMNE në afat prej 20 ditëve pas dorëzimit të mandatit nga presidenti i shtetit, kuvendit i dorëzon programin dhe propozimet për përbërjen e re qeveritare.

Në Maqedoni kjo javë do të jetë vendimtare sa i përket finalizimit të marrëveshjes së koalicionit midis VMRO-DPMNE dhe BDI.

Burime të afërta me ekipet negociatore nga partia shqiptare BDI theksojnë se gjatë kësaj jave pritet të ketë qartësime edhe rreth asaj se cilat dikastere ministrore do t`i takojnë partisë shqiptare dhe se cili do të jetë pozicioni i saj në Qeveri.

“Presim që këtë javë të ketë gjëra më të qarta sa i përket rrumbullakësimit të Qeverisë dhe ndarjes së dikastereve. Për momentin të gjitha opsionet dhe propozimet janë të hapura dhe se dy ekipet negociatore po diskutojnë për ndarjen e dikastereve ministrore”, theksoi për INA, një zyrtar nga BDI.

Siç mësohet, ndryshime do të ketë në disa dikastere, që do të këmbehen nga VMRO-DPMNE dhe BDI.

“Të mos spekulojmë me emra, sepse të gjitha dikasteret janë në tavolinën e negociatave”, tha zyrtari i BDI-së.

Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov gjatë kësaj jave do të dorëzojë mandatin për themelimin e qeverisë së re, gjegjësisht më së voni deri më 27 maj 2014.
Mandatari i partisë që ka më së shumti deputet në Parlament, gjegjësisht VMRO-DPMNE në afat prej 20 ditëve pas dorëzimit të mandatit nga presidenti i shtetit, kuvendit i dorëzon programin dhe propozimet për përbërjen e re qeveritare.

Formimi i qeverisë së re do të duhet të votohet nga Parlamenti me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve më së voni deri më 16 qershor 2014.

Për formimin e Qeverisë së re do të duhen 62 deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE ka 61 deputetë, por formimin e Qeverisë ajo do ta bëjë me BDI që ka fituar 19 deputetë, por duke përfshirë edhe deputetin e vetëm të partisë GROM. Qeveria e re pritet të ketë mbështetjen edhe të PDSH-së, e cila ka paralajmëruar se do t`i jap mbështetje qeverisjes së re, pavarësisht se do të jetë apo jo pjesë e saj. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *