Home / Lajme / Maqedoni / VMRO- DPMNE dhe BDI finalizojnë ndarjen e ministrive

VMRO- DPMNE dhe BDI finalizojnë ndarjen e ministrive

27 maj-Nga ana tejtër, sipas portalit Libertas, në BDI ka pakënaqësi të mëdha rreth mënyrës se si po funksionon kjo parti para kongresit, që sipas të gjitha gjasave do të mbahet më 5 Qershor, veçmas pakënaqësitë shtohet për atë se si do të zgjidhen organet e reja të kësaj partie.

VMRO-DPMNE dhe BDI deri në fund të javës pritet të ndajnë dikasteret ministrore në kabinetin e ri qeveritar.

Liderët e këtyre dy partive, Nikola Gruevski dhe Ali Ahmeti deri në fund të javës do të takohen dhe do të zyrtarizojnë ndarjen e resorëve ministror, ndërsa të shtunën e ardhshme do të dihen edhe emrat e ministrave që do të jenë nga radhët e BDI. Kjo parti ka vendosur që pas kongresit të 5 qershorit të publikojë edhe emrat e ministrave dhe zyrtarëve të institucioneve të tjera qeveritare.

Portalet maqedonase sërish kanë spekuluar me ndarjen e dikastereve ministrore, ashtu që siç mësohet nga disa prej tyre, VMRO- DPMNE do të vazhdojë të ketë ministritë: Financat, MPB, Arsimit, Transport dhe Lidhje, Mbrojtjen si dhe dy poste të zëvendëskryeministrave.

Edhe BDI do të mbajë resorët e njejtë ministror, ndërsa do të heq dorë nga ministria e Mbrojtjes, ndërsa në këmbim të saj do të udhëheq me Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale, por edhe ministritë e deritanishme: Drejtësi, Ekonomi, Pushtetin Lokal, Ambientin Jetësor si dhe dy postet e zëvendëskryeministrave (evrointegrime dhe për Marrëveshjen e Ohrit). Po ashtu informacione të ndryshme brenda BDI flasin për betejë të brendshme partiake se kush do të udhëheq me dikasteret ministrore dhe cilat do të jenë ministrat.

Siç bëhet e ditur nga burime partiake, negociatat kanë ngecur lidhur me ministrinë e Arsimit, që kërkohet me ngulm nga BDI, si kompensim me ministrinë e Mbrojtjes. Mirëpo, për këtë resor nuk heq dorë VMRO-DPMNE, e cila pretendon se ka programe dhe projekte që duhet realizuar.

Një zyrtar i BDI-së i tha agjencisë së lajmeve INA se degët do të dërgojnë emrat e kandidatëve për ministra dhe zyrtarë të tjerë qeveritar, mirëpo në fund kjo do të marrë dritë jeshile nga kryesia. “Do të ndiqen procedurat e rregullta, ashtu që degët do të propozojnë kandidatët për ministra dhe ata do të kalojnë në kryesi, por edhe do të marin besimin e Ahmetit”, deklaroi zyrtari i BDI-së.

Nga ana tejtër, sipas portalit Libertas, në BDI ka pakënaqësi të mëdha rreth mënyrës se si po funksionon kjo parti para kongresit, që sipas të gjitha gjasave do të mbahet më 5 Qershor, veçmas pakënaqësitë shtohet për atë se si do të zgjidhen organet e reja të kësaj partie.

Mandatari për formimin e Qeverisë deri më 7 qershor pritet t`ia dorëzojë Parlamentit përbërjen e kabinetit qeveritar si dhe programin qeveritar. Ndërsa formimi i qeverisë së re do të duhet të votohet nga Parlamenti me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve më së voni deri më 16 qershor 2014. (INA)

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *