Home / Lajme / Maqedoni / VMRO DPMNE: Negociatat për qeverinë po zhvillohen vetëm me partinë fituese, BDI-në

VMRO DPMNE: Negociatat për qeverinë po zhvillohen vetëm me partinë fituese, BDI-në

12 Maj = Koordinatori i Grupit Parlamentar, Ilja Dimovski bëri të qartë se partia e tij është në negociata vetëm me BDI-në dhe me asnjë parti tjetër shqiptare.

VMRO-DPMNE ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet e ditëve të fundit se kjo parti po zhvillon negociata paralele edhe me partinë shqiptare, PDSH.

Koordinatori i Grupit Parlamentar, Ilja Dimovski bëri të qartë se partia e tij është në negociata vetëm me BDI-në dhe me asnjë parti tjetër shqiptare.

I pyetur në lidhje me bojkotimin e seancës së inaugurimit nga BDI, Dimovski bëri thirrje për “racionalitet” dhe për” tejkalim të kësaj situate”.

“Problem në këtë konotacion mund të jetë i atyre që tani nuk e pranojnë legjitimitetin, po ata legalitetin e pranojnë. Vlerësojmë se kjo sitiatë duhet të tejkalohet”, tha Dimovski.

Për sa i përket vendimit të LSDM-së për kthimin e mandateve, deputeti i VMRO-së tha se opozita po shkel në këtë mënyrë vullnetin e 283 mijë votuesve që i dhanë besimin në zgjedhje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *