Home / Lajme / Botë / Vrasja në Torino të Italisë, arrestohen tre shqiptarë

Vrasja në Torino të Italisë, arrestohen tre shqiptarë

Torino, 28 Maj 2014 – Tre shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane, si të dyshuar për vrasjen e shpërndarësit të drogës me origjinë afrikane Moussa Seck, i ekzekutuar me plumba pistolete në kraharor disa ditë më parë në Torino. Mirëpo në mesin e tyre nuk është vrasësi.

Të ndaluarit janë persona të përfshirë në rrjetin e prostitucionit, të cilët humbën gjurmët qysh nga dita e krimit.

Bazuar në informacionet e grumbulluara nga policia u ndërhy në një apartament ku u gjetën tre shqiptarët Altin Arapi 34 vjeç, Klaudio Roshi 35 vjec dhe Elis Sula 24 vjeç, që të gjithë të dyshuar si të përfshirë në vrasje.

Të pyetur nga policia, të ndaluarit pranuan një pjesë të përgjegjësisë, por thanë se nuk e dinin se ishte dikush me pistoletë, duke fshehur personin që qëlloi, i cili vijon të jetë ende në liri.

Siç raporton Noa.al, natën e krimit në njërën anë të rrugës ndodhej një prostitutë shqiptare dhe në anën tjetër, një grup shpërndarësish droge nga Afrika.

Sipas dëshmitarëve, shqiptarët ndërhynë ndaj tyre pasi prania e shpërndarësve pengonte prostitutën për të gjetur klientë, dhe ishte pikërisht vajza ajo që me një telefonatë lajmëroi bashkëpunëtorët e saj.

Grupi i shqiptarëve mbërriti me makina, ndërsa njëri nga afrikanët qëlloi me shishe në njërën nga automjetet, duke bërë që të qëllohej pesë plumba mbi të.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *