Home / Lajme / Maqedoni / Vritet nje maturant ne Gjorce Petrov( e plotesuar)

Vritet nje maturant ne Gjorce Petrov( e plotesuar)

19.Maj – Portalet maqedonase raportojne se i vrari eshte 18 vjecari me iniciale A.P .

Vritet një maturant nga persona akoma të panjohur në lagjen shkupjane Gjorgje Petrov, afër klinikës turke të syve. Lajmi konfirmohet edhe nga policia, por deri tani nuk duan të deklarohen rreth ngjajrjes se është në përpunimin e të dhënave,transmeton TV KOHA , vrasja ka ndodhur si rezultat i një ngjarje banale , dëshmitaret pohojnë se bëhet fjalë per vjedhje të një biçiklete . Policia ka bllokuar rugen kurse nga larg mund te degjohen brohoritje të disa njerëzve pa u mundur te identifikohen se ciles perkatesi nacionale i perkasin ato.

Mendohet se njëri nga sulmuesit e maturantit është kapur nga policia.

Plotesim
Portalet maqedonase raportojne se personi i vrare eshte maturanti 18 vjecar me iniciale A.P i cili para dy diteve ka festuar maturen e tij, kurse vrasesi eshte nje person nga nje fshat ne afersi te vendit te ngjarjes. Ne keto momente banoret e Gjorce Petrovit kane bllokuar ruget pereth, kurse ne vend ngjarje ka aritur edhe familja e te vrarit. Trupi i pajete deri para pak casteve po qendronte te shkallet e nje poliklinike per sy ne lagjen Gjorce Petrov aty ku edhe ka ndodhur rasti tragjik.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *