Home / Lajme / Rajon / Vritet një tjetër shqiptar në Siri

Vritet një tjetër shqiptar në Siri

04 Maj – Sipas burimeve të njëjta, kosovari kishte shkuar bashkë me afrikanin për ta luftuar regjimin të presidentit Bashar al-Asad në Siri. Kosovari shkoi në Siri para një viti (në prill 2013). Këtë lajm e ka konfirmuar para pak një çasti edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Luksemburgut, sipas të cilëve dy burrat kanë qenë në kontakt me një të afërmi të Al-Kaedës.

Një tjetër shqiptar është vrarë ditën e sotme në luftën në Siri. Mediat bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme në luftimet në Siri humbi jetën një shtetas kosovar që jetonte prej vitesh në Luksemburg, dhe një afrikan. Që të dy këta persona iu bashkuan një grupi të armatosur para disa kohësh, ku dhe humbën jetën. Ndërkohë, nuk bëhet ende i ditur identiteti i tyre.

Sipas burimeve të njëjta, kosovari kishte shkuar bashkë me afrikanin për ta luftuar regjimin të presidentit Bashar al-Asad në Siri. Kosovari shkoi në Siri para një viti (në prill 2013). Këtë lajm e ka konfirmuar para pak një çasti edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Luksemburgut, sipas të cilëve dy burrat kanë qenë në kontakt me një të afërmi të Al-Kaedës.

Siria, vetëm gjatë këtij viti mori jetën e 10-të shqiptarëve

“Në janarin e këtij viti u publikua lajmi për vdekjen e Hetem Sinan Dema në Siri. Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kaçaniku. Kurse në prill u raportua se, dy qytetarë nga Ferizaj janë vrarë në konflikte të armatosura në Siri. Ende pa u mbushur një javë e plotë (para katër ditësh) mediat bënë me dije vrasjen e Egzon Avdyli, që konsiderohej se ishte viktima e fundit shqiptare në Siri. Por me rastin e fundit, duket se nuk ndalen vrasjet e shqiptarëve?!”, bën me dije “Presheva Jonë”.

Për parandalimin e shkuarjes e të rinjve shqiptarë në Siri, përveç mediave edhe shtetet kanë kërcënuar këta vullnetarë përmes disa ligjeve. Por, përkundër këtyre apeleve të njëpasnjëshme nga ana e liderëve politikë e fetarë për të hequr dorë nga këto luftime, numri i këtyre vullnetarëve nuk ndalet, siç nuk po ndalet as numri i viktimave nga Siria. Rasti i sotmes, renditet i 12 në listën e shqiptarëve që kanë humbur jetën në Siri.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *