Home / Lajme / Maqedoni / Xheladin Zeqiri e para në Kamëz (VIDEO)

Xheladin Zeqiri e para në Kamëz (VIDEO)

13 Maj – Shoqëria Kulturo-artistike Xheladin Zeqiri është kthyer me çmimin e parë nga festivali multikulturor Kamza 2014 që u mbajt në Shqipëri.

Në këtë festival me çmimin e parë është dalluar solisti Jetmir Rexhepi dhe njëkohësisht kryetar i kësaj shoqërie. Rexhepi nga juria ka marrë edhe çertifkatën ndërsa kupën nga kryebashkiaku i Kamzës, njofton Televizioni Koha.

Poashtu në këtë festival si valltar më i mirë është shpallur edhe valltari i shoqërisë kulturor-artistike Vullnet Kuqi. Vendi i dytë i ka takuar grupit të Kamzës dhe Drenasit, ndërsa në vendet e treta janë shpallur grupi i Librazhdit dhe Zëri i Trebeshinës. Në edicionin e dytë të këtij festivali i cili po rikthehet në tradicional kanë interpretuar artistë nga mbarë trevat shqiptare gjatë tre net za zgjati ky festival.

“Organizimi i festivalit nga Qendra kulturore Kamëz dhe nga bashkia nën pëkrujdesjen e kryetarit Xhelal Mziu ka qenë një tjetër sukses pasi që në këtë komunë organizohet krahas festivalit zhvillohen punimet e konferencës ndërkombëtare të projektit Joggle me pjesëmarrjen e baskive nga Italia, Rumania, Bullgaria, delegacionet e të cilëve kanë ndjekur natën finale të festivalit”, thonë nga shoqëria kulturor-artistike Xheladin Zeqiri, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *