Home / Lajme / Rajon / Ymeri: Vendimet e mëdha duhet të merren në Kuvend, e jo nëpër ambasada

Ymeri: Vendimet e mëdha duhet të merren në Kuvend, e jo nëpër ambasada

7 maj-“Ne jemi që diskutimi të jetë demokratik dhe në vijë me parimet e sovranitetit dhe procesit të shtet-ndërtimit të vendit. Mendojmë se këto takime vetëm sa po e dëmtojnë këtë, sepse diskutimi në vend se të jetë mes përfaqësuesve të popullit ai po bëhet në një instancë tjetër, që po e përjashton demokracinë dhe çdo logjikë të funksionimit të shtetit”, ka thënë Ymeri.

Shefi i GP të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, arsyeton mospjesëmarrjen e subjektit të tij politik në debate e takime ku merren vendime të rëndësishme, duke thënë se vendimet e tilla duhet të merren në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij vendimi për datën e zgjedhjeve nuk duhet të merret fshehtas dhe larg syve të qytetarëve.

Në një intervistë për “Botapress” Ymeri tregon arsyet pse nuk marrin pjesë në debate me liderët politikë.

“Vetëvendosje asnjëherë nuk ka pasur ftesë për të marrë pjesë në këto takime. Dorën në zemër jo se na pëlqejnë këto takime. Ne e kemi thënë disa herë se për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën duhet të vendosin institucionet e Kosovës e jo në këto takime joformale, e aq më pak në Ambasadën e SHBA-së ose në çfarëdo ambasade tjetër”, ka vlerësuar Ymeri.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet ta kenë autonominë në veprim dhe të punojnë për të mirën e vendit.

“Ne jemi që diskutimi të jetë demokratik dhe në vijë me parimet e sovranitetit dhe procesit të shtet-ndërtimit të vendit. Mendojmë se këto takime vetëm sa po e dëmtojnë këtë, sepse diskutimi në vend se të jetë mes përfaqësuesve të popullit ai po bëhet në një instancë tjetër, që po e përjashton demokracinë dhe çdo logjikë të funksionimit të shtetit”, ka thënë Ymeri.

Në këtë drejtim, ka shtuar ai, Lëvizja Vetëvendosje konsideron se për vendimet që kanë të bëjnë me Kosovën duhet të vendosin institucionet e Kosovës dhe debati të zhvillohet pikërisht aty ku e ka vendin, në sallën e Kuvendit dhe në strukturat e tjera formale të organizimit të shtetit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *