Home / Sport / Zvicra, me pesë shqiptarë në Brazil

Zvicra, me pesë shqiptarë në Brazil

Në mesin e 23 të ftuarve janë edhe pesë futbollistë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemjali

Ottmar Hitzfeld, selektori i Zvicrës, ka zbuluar listët e futbollistëve të ftuar për Kampionatin botëror, i cili do të mbahet në Brazili.

Në mesin e 23 të ftuarve janë edhe pesë futbollistë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemjali

Kurse, trajneri gjerman jashtë kësaj liste e ka lënë mesfushorin shqiptarë: Pajtim Kasami dhe mbrojtësin Arlind Ajeti.

Kasami, ishte i ftuar në skuadër gjatë kualifikimeve, por paraqitjet e zbehta kohëve të fundit me Fulhamin e kanë lënë jashtë ekipit.

Ndërsa, një ftes nga Hitzfeld e ka pritur edhe mbrojtësi kosovar i Baselit, Arlind Ajeti.

Portierë: Diego Benaglio, Yann Sommer, Roman Bürki.

Mbrojtës: Steve von Bergen, Johan Djourou, Michael Lang, Stephan Lichtsteiner, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Philippe Senderos, Reto Ziegler.

Mesfushorë: Xherdan Shaqiri, Tranquillo Barnetta, Gökhan Inler, Valon Behrami, Blerim Dzemaili, Gelson Fernandes, Valentin Stocker.

Sulmues: Josip Drmic, Admir Mehmedi, Haris Seferovic, Mario Gavranovic, Granit Xhaka.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *