Home / Lajme / Rajon / 3 të vdekur në KEK nga shpërthimi, dyshohet për më shumë (VIDEO)

3 të vdekur në KEK nga shpërthimi, dyshohet për më shumë (VIDEO)

Burimet e “Zërit” deri më tani kanë konfirmuar se numri i të vdekurve si pasoj e shpërthimit të Hidrogjenit, ka arritur në 3. Ndërsa dyshohet që ky numër të rritet në minutat në vazdhim. Ndërkohë mësohet se deri më tani 11 persona janë të lënduar dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas burimeve të “Zërit” brenda KEK-ut, mësohet se bombolat e hidrogjenit të cilat kanë krijuar shpërthimin e madhë janë edhe të lëshuara dhe deri më tani është e pamundur që të mbyllen. Ndërsa po pritet që aty të ndodh pikërisht edhe një shpërthim tjetër.

Si pasoj e kësaj nuk lejohet as inxhinerët të futen brenda që ta vënë nën kontroll gjendjen.

E poashtu po është shumë e vështirë që ekipet emergjente të ndërhyjnë në vendin e ngjarjes të paktën për të nxjerr të lënduarit.

Ndërkohë për shkak të rrezikut nuk po lejohen as gazetarët që të depërtojnë më thellë. Ndërsa nga 11 të lënduarit që janë sjellë në QKUK, njëri prej tyre është në rrezik jete.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *