Home / Lajme / Maqedoni / 34 vjeçari rreh nënën dhe vëllanë

34 vjeçari rreh nënën dhe vëllanë

Shkup, 13 Qershor – Policia e Shkupit ka ngritur kallëzim penal ndaj një 34 vjeçari nga Shkupi, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dëmtim trupor dhe dhunë në familje”.

Sipas informacioneve të policisë i dyshuari fillimisht, pas një konfrontimi verbal, e ka sulmuar nënën e tij me jastëk, ndërsa ka reaguar vëllai i tij, i cili ka kërkuar që vëllai ta ndalojë dhunën ndaj nënës, por ai e ka sulmuar edhe atë me shqelma dhe me grushta.

Në këso kushtesh ai ka mundur të ikë disi dhe e ka paraqitur rastin në polici. Policia ke ftuar në bisedë sulmuesin dhe e ka lënë të lirë, por pasi është kthyer në shtëpi ka sulmuar përsëri nënën e tij me grushta dhe me shqelma. E ka kapur për këmbe, ka hequr zvarrë nënën etij, e ka nxjerrrë jashtë atë dhe ja ka mbyllur derën. Ajo më pas ka shkuar në polici dhe eka paraqitur rastin.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *