Home / Lajme / Maqedoni / 5 vetërvrasje dhe 18 tentime për vetëvrasje në Pollog

5 vetërvrasje dhe 18 tentime për vetëvrasje në Pollog

10 qershor-Sipas Sektorit, në këto pesë muaj e gjysëm në Tetovë dhe rrethinë gjithsej janë regjistruar 5 vetëvrasje prej të cilave 4 me varje dhe një me armë zjarri. Përpos këtyre janë regjistruar edhe 6 tentime për vetëvrasje, njofton portali Shqipmedia.

Në gjysmën e parë të këtij viti në Tetovë dhe rrethinë janë regjistruar 5 vetëvrasje dhe 6 tentime për vetëvrasje. Sipas statistikave të SPB Tetovë gati se çdo muaj nga një njeri është vetëvrarë, ndërsa një ka tentuar. Sipas Sektorit, në këto pesë muaj e gjysëm në Tetovë dhe rrethinë gjithsej janë regjistruar 5 vetëvrasje prej të cilave 4 me varje dhe një me armë zjarri. Përpos këtyre janë regjistruar edhe 6 tentime për vetëvrasje, njofton portali Shqipmedia.

Në Gostivar, ku viteve të fundit ka qenë si qyteti me më shumë vetëvrasje, këtë vit nuk ka raste të tilla të regjistruara, megjithatë ka 12 tentime për vetëvrasje ku 8 prej të cilave helmime me tableta dhe të tjerat me pesticide si “Domestos”, alkohol e të tjera, si dhe një tentim me hudhje nga ballkoni.

Sipas statistikave të SPB Tetovë gjatë vitit 2013 në rajonin e Pollogut janë regjistruar 20 raste të vetëvrasjeve ku 14 në Tetovë dhe 6 në Gostivar. Shkaqet më të shpeshta për vetëvrasje vitin e kaluar kanë qenë problemet me nervat, mosmarrëveshjet në familje, sëmundje dhe gjëra të tjera

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *