Home / Lajme / Rajon / A është bërë pishman Rexhep Selimi pas 10 vitesh?

A është bërë pishman Rexhep Selimi pas 10 vitesh?

22qershor-Heshtja e tij lidhur me koalicionin opozitar që u iniciua dhe po mbështetet nga Vetëvendosja lë të kuptohet se ai me gjasë ka ndryshuar opinion dhe tanimë është në pajtim të bashkëpunimit me LDK-në.

Dhjetë vite më parë, në vitin 2004, Rexhep Selimi ka qenë sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe dha dorëheqjen dhe u shkëput nga kjo parti pas koalicionit qeverisës që AAK bëri me LDK. Asokohe ai e quajti të pamoralshme rreshtimin në krah të partisë së Ibrahim Rugovës.

Rexhep Selimi njihet si një ndër luftëtarët më të shquar dhe të hershëm të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

“Më lejoni ta theksoj përsëri se për mua do të ishte i pamoralshëm rreshtimi në krah të Ibrahim Rugovës. Më ka rënë rasti ta përsëris shumë herë, por për mua do të ishte shumë e pamoralshme nëse do të rreshtohesha krah një politike e cila jo vetëm që pengon formimin e shtetit, por tashmë po e rrezikon edhe qenien time dhe të qytetarëve të Kosovës”, pati thënë Selimi në një intervistë të dhënë për “Epokën e re” në 14 qershor të vitit 2005 disa muaj pas largimit nga AAK-ja.

Ndërkaq me hyrjen në politikë të Lëvizjes Vetëvendosje ai u bashkua me këtë formacion politik dhe ka qenë një ndër zërat më të zëshëm dhe më të votuar të kësaj partie.

Heshtja e tij lidhur me koalicionin opozitar që u iniciua dhe po mbështetet nga Vetëvendosja lë të kuptohet se ai me gjasë ka ndryshuar opinion dhe tanimë është në pajtim të bashkëpunimit me LDK-në. /ORAinfo/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *