Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Thaçi urojnë Ramën

Ahmeti dhe Thaçi urojnë Ramën

24 qershor-Shqiptarët janë popull europian, por ky vendim i Bashkimit Evropian është inkurajues edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor sepse rikonfirmon bindjen tonë që e ardhmja jonë e përbashkët është në Bruksel, pranë NATOsë dhe BEsë si dhe njëkohësisht rithekson përkushtimin e mëtejmë të Brukselit për ti vazhduar përpjekjet intenzive deri në integrimin e plotë të vendeve tona në BE”, thote Ali Ahmeti Kryetar i Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Lajmi për vendimin e ministrave të jashtëm, të vendeve anëtare të BE, që Republika e Shqipërisë të merr statusin e vendit kandidat për në BE, padyshim është një lajm mjaft i gëzueshëm jo vetëm për Republikën e Shqipërisë dhe për qeverinë që Ju drejtoni, por, edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë ata.
Ky vendim i ministrave të jashtëm të BE që Shqipëria të merr statusin e vendit kandidat për në BE,vjen si rezultat i vendosmërisë që me reforma dhe angazhimin e qeverisë shqiptare që Ju drejtoni, Republika e Shqipërisë t’i përmbushë kriteret që duhen, duke përshpejtuar në këtë mënyrë realizimin e ëndrrës së shqiptarëve që Republika e Shqipërisë të bëhet anëtare e BE-së.
Z.Kryeministër
Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, përveç përgëzimeve për këtë fitore të madhe shprehi bindjen time të thellë se Ju dhe qeveria që Ju drejtoni do të vazhdoni edhe më me këmbëngulje në këtë rrugëtim në përmbushjen e të gjitha kritereve që Republika e Shqipërisë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, thote Thaçi në telegram urimin.

nderuari Kryeministër Rama,

me kënaqësi të veçantë ju dërgoj urimet më të përzëmerta nga të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për vendimin e sotëm të 28 Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në familjën Evropiane.

Kjo e arritur e madhe rradhitet në sukseset e shqiptarëve të fundshekullit të kaluar dhe të këtij fillimshekulli, si luftat çlirimitare të kombit, Marrëveshja e Ohrit, shpallja e pavarësisë së Kosovës, si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Rreshtimi i Shqipërisë në Bruksel është me rëndësi të jashtëzakontë për të gjithë shqiptarët, por edhe për kombet tjera fqinje sepse procesi integrues EuroAtlantik është rruga e vetme për paqë të qëndrueshme në rajon, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, stabilitet dhe siguri si dhe zhvillim ekonomik.

Shqiptarët janë popull europian, por ky vendim i Bashkimit Evropian është inkurajues edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor sepse rikonfirmon bindjen tonë që e ardhmja jonë e përbashkët është në Bruksel, pranë NATOsë dhe BEsë si dhe njëkohësisht rithekson përkushtimin e mëtejmë të Brukselit për ti vazhduar përpjekjet intenzive deri në integrimin e plotë të vendeve tona në BE”, thote Ali Ahmeti Kryetar i Bashkimi Demokratik për Integrim.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *