Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi Ambasadorin Britanik, Garet

Ahmeti takoi Ambasadorin Britanik, Garet

Tetovë, 16 Qershor – Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Garet diskutuan rreth situatës politike në vend si dhe procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur Ambasadorin të sapoemëruar britanik në Shkup, Z. Charls Garet. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Garet diskutuan rreth situatës politike në vend si dhe procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kryetari Ahmeti uroi Ambasadorin Garet për detyrën e re dhe i uroi punë të suksesshme duke shprehur bindjen se bashkëpunimi i ngushtë dhe i suksesshëm deri më sot me Ambasadën Britanike do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në lidhje me ngjarjet politike, Kryetari Ahmeti foli për rëndësinë e procesit të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kryetari Ahmeti përsëriti se palët janë shumë afër kompromisit, por që të arrihet zgjidhja e shumëpritur, duhet aktivisht të angazhohet komuniteti ndërkombëtar.

Angazhimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë në drejtim kurorëzues të të arriturave të përbashkëta të deritanishme të cilët kontribuan për paqen, stabilitetin, sigurinë si dhe për marrëdhëniet ndëretnike.

Ahmeti theksoi se për BDI-në, NATO nuk ka alternativë dhe prandaj punon me kujdes për të arritur anëtarësimin në NATO ndërsa anëtarësimi në BE është proces që do të realizohet duke zbatuar reformat dhe standardet e nevojshme.

Z. Ahmeti poashtu theksoi se pret që LSDM-ja të kthehet në Parlament për të paraqitur pikëpamjet e tyre në Parlament. Për të gjitha iniciativat konstruktive, LSDM do ta ketë përkrahjen tonë, por në këtë kohë të rëndësishme për vendin LSDM duhet të marr vendime për të mirën e qytetarëve dhe shtetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *