Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti uron Hashim Thaçin

Ahmeti uron Hashim Thaçin

10 qershor-Ky urim vjen në 136 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, andaj më duhet të them që lidhshmëria jonë vëllazërore me Kosovën është e natyrshme dhe kjo më bënë të bindur që bashkëpunimi jonë nuk do të mungoj dhe do të avancohet çdo ditë e më tepër, thuhet ne telegram urimin e
Ali Ahmetit derguar Hashim Thaçit,

I nderuari Kryeministër Thaçi,

kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal t’ju shpreh urimet më të sinqerta për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit në çdo cep të Kosovës si dhe për rezultatin e arritur.

Proçesin zgjedhor në Kosovë e ndoqa prej së afërmi dhe më duhet që të shpreh vlerësim të lartë për të gjitha subjektet politike si dhe për qytetarët e Kosovës që kontribuan në zhvillimin e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Fitorja e besimit të qytetarëve është përgjëgjesi e madhe dhe unë ju ftoj që menjëherë ti rrekemi punës dhe ti vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për ti përafruar qytetarët tanë edhe më shumë duke ju krijuar kushte për përditshmëri të rehatshme, pa pengesa administrative.

Ky urim vjen në 136 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, andaj më duhet të them që lidhshmëria jonë vëllazërore me Kosovën është e natyrshme dhe kjo më bënë të bindur që bashkëpunimi jonë nuk do të mungoj dhe do të avancohet çdo ditë e më tepër, thuhet ne telegram urimin e
Ali Ahmetit derguar Hashim Thaçit,

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *