Home / Lajme / Maqedoni / Akademia Sportive shndërrohet në shkollë të re shtetërore

Akademia Sportive shndërrohet në shkollë të re shtetërore

29 qershor- Për çdo nxënës të selektuar, në pajtueshmëri me praktikën e deritashme, federata përkatëse do të sigurojë pajisje sportive dhe transport deri në vendin e mbajtjes së stërvitjeve, ndërsa për nxënësit që vijnë nga vendbanimet jashtë komunës ku mbahet mësimi, do të sigurohet vendosje në konviktet e nxënësve”, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i arsimit

Me vendim të qeveris nga ky vit shkollor, akademia e deritanishme sportive transformohet në shkollë të re të mesme në Shkup e cila do të ketë paralelet e saja të disperzuara në 7 komuna, Gostivar, Ohër, Prilep, Manastir, Strumicë, Shtip dhe Veles. E gjithë kjo është si rezultat i interesimit të madh të nxënësve dhe prindërve për këtë drejtim arsimor. Ministri i arsimit Abdilaqim Ademi nuk përjashton mundësin për zgjerim të këtyre paraleleve edhe në komunat tjera si dhe në arsimin fillor nëse kjo çështje kërkohet gjatë debatit publik.

“Kushtet për regjistrim në shkollën e re të mesme shtetërore “Akademia e Sporteve”, do të jenë të njëjtat sipas të cilave janë regjistruar nxënësit deri tani, përkatësisht secili kandidat duhet patjetër të kalojë nëpër fazën e testimit, sipas kritereve të secilit sport veçmas. Kontrollin e aftësive sportive edhe më tej do ta bëjnë anëtarë të federatave sportive dhe përfaqësues të Ministrisë së arsimit dhe shkencës. Për çdo nxënës të selektuar, në pajtueshmëri me praktikën e deritashme, federata përkatëse do të sigurojë pajisje sportive dhe transport deri në vendin e mbajtjes së stërvitjeve, ndërsa për nxënësit që vijnë nga vendbanimet jashtë komunës ku mbahet mësimi, do të sigurohet vendosje në konviktet e nxënësve”, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i arsimit.

Projekti në fjalë filloi të zbatohet para dy viteve në Shkollën shtetërore të edukatës fizike “Metodija Mitevski – Brico” në Shkup ku u formuan paralelet eksperimentale nga sportet: futboll, basketboll, hendboll dhe tenis. Qëllimi i Akademisë ishte që përmes përfaqësimit më të madh të pjesës praktike, përkatësisht stërvitjes, nxënësit të aftësohen, të arrijnë rezultate të larta sportive dhe të përgatiten që nga mosha e re të jenë anëtare të seleksionove sportive nacionale. Edhe në Akademinë e sporteve do te aplikohet matura shtetëroren dhe shkollore. Në afatin e parë të regjistrimit janë pranuar 156 nxënës në paralelet e akademisë së sporteve dhe 94 në paralelet sportive në Brico.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *