Home / Lajme / Maqedoni / Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, 6 të lënduar

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, 6 të lënduar

18 qershor-Personat e lënduar, janë pranuar në spitalin klinik të Tetovës, dhe pas kontrollit të bërë janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi në aksion rrugor Tetovë-Shkup, kur autobusi me udhëtarë kishte humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Personat e lënduar, janë pranuar në spitalin klinik të Tetovës, dhe pas kontrollit të bërë janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Sipas Drejtorit të Spitalit të Tetovës Florin Besimi deri më tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 pasagjerë të cilët kanë qenë në autobusin ‘Euro Tours” nga Gostivari si dhe shoferi i autobusit i cili para pak çastesh ka rrëshqitur në rrugën Shkup- Tetovë afër fshatit Grupçin.

Të lënduarit sipas tij kanë marrë lëndime të lehta, përpos shoferit i cili ka lëndime pak më të rrënda.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe SPB-ja e Tetovës e cila ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *