Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentohen një fëmijë dhe një i moshuar (VIDEO)

Aksidentohen një fëmijë dhe një i moshuar (VIDEO)

Tetovë, 25 Qershor – Në dy aksidente të ndara të martën në Tetovë ata që kanë pësuar kanë qenë këmbësorët, njofton Televizioni Koha.

Në aksidentin e parë një fëmijë katër vjeçar ka marrë lëndime të lehta trupore pasi që është goditur nga makina Shevrolet Spark e drejtuar nga 39 vjeçarja L.D nga Tetova. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Braqa Simovski” në Tetovë rreth orës 16.00 ditën e martë.

“Nga goditja 4 vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore, është dërguar në spitalin klinik të Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar për shërim shtëpiak. Është kryer hetim dhe janë zbardhur gjitha detajet rreth këtij aksidenti”, njofton policia e Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Në ndërkohë në një aksident tjetër dihet vetëm identiteti i këmbësori i cili u lëndua kurse kryerësi i aksidentit ka ikur.

“Të martën në rrugën Tetovë-Banjat e Tetovës këmbësori I.R 81 vjeçar nga Tetova është goditur nga një veturë, ndërsa vozitësi ka ikur dhe nuk është ndalur për ti ofruar ndihmë. Me lëndime të rënda trupore 81 vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Tetovë ku edhe është ndalur. Pas hetimit të kryer në vendngjarje janë marrë aktivitete për kapjen e autorit të këtij aksidenti” njofton SPB-ja e Tetovës. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *