Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor kundër shitësve të paligjshëm të drunjve

Aksion policor kundër shitësve të paligjshëm të drunjve

24 qershor- Izaim Luta, tha se nuk është kundër kontrolleve sepse ato janë në kuadër të ligjit, por shqetësues është fakti se inspektorët kanë ardhur me afro njëqind pjesëtarë të njësisë special, gjë që i traumatizon punëtorët dhe banorët përreth.

Pjesëtarë të policisë nga njësiti për ndërhyrje të shpejtë, bashkë me policë të Tetovës dhe inspektorë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike zhvilluan sot kontrolle tek shitësit e druve në Tetovë. Si pasojë e kontrollit, disa kamionë janë kapur ilegalisht ndërsa njërës prej firmave që shet dru, i është vendosur vula, për shkak të mos mbylljes së arkës fiskale, ndërkohë që pronari është dënuar me mbi 3000 euro gjobë.

Izaim Luta, tha se nuk është kundër kontrolleve sepse ato janë në kuadër të ligjit, por shqetësues është fakti se inspektorët kanë ardhur me afro njëqind pjesëtarë të njësisë special, gjë që i traumatizon punëtorët dhe banorët përreth.

Nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike pritet që të dalin me qëndrim lidhur me aksionin e sotëm të përbashkët me policinë dhe rezultatet e këtij aksioni.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *