Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policorë në dy lokale nate (VIDEO)

Aksion policorë në dy lokale nate (VIDEO)

Tetovë, 22 Qershor – Siç informon policia, ky aksion është në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të SPB-së për zbulimin e shtetasve të huaj të cilët ilegalisht qëndrojnë dhe punojnë në rajon dhe përfshirjen eventuale të tyre në tregti me njerëz dhe vepra të tjera kriminale.

Policia e Tetovës gjatë një aksioni të realizuar të dielën në mëngjes në dy objekte hoteliere në rajonin e Tetovës, ka arrestuar 11 vajza të angazhuara si valltare dhe këngëtare. Në mesin e këtyre 11 vajzave, gjashtë kanë qenë nga Maqedonia. Aksioni është realizuar në lokalet “Lovec” dhe “Oriental As” që ndodhen në hyrje të fshatit Zherovjan. “Në objektin hotelier “Oriental As”, pronë e 25 vjeçarit H.A nga fshati Bogovinë, janë takuar 5 shtetase të huaja, edhe atë 3 nga Bullgaria dhe dy nga Serbia, të cilët kanë qenë të angazhuara si valltare. Pesë shtetaset e huaja janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Tetovë dhe më pas janë dorëzuar në njësinë për kriminalitet ndërkufitar, migracion, të huaj dhe readmisim për procedurë të mëtutjeshme, në kuadër të së cilës do të vërtetohen të gjitha detajet rreth qëndrimit të tyre dhe punës në këtë rajon”, njofton SPB-ja në Tetovë.

Po ashtu, nga policia kanë informuar edhe për një aksion tjetër në lokalin “Lovec”. Sipas policisë, në këtë lokal hoteliere pronë e Sh.A (42) vjeçar nga Reçica, janë ndaluar 6 shtetase të Maqedonisë, në mesin e të cilëve edhe një e mitur nga Shkupi, e cila ka qenë e lajmëruar si e humbur. E mitura iu është dorëzuar menjëherë familjes”, njofton SPB-ja e Tetovës. Siç informon policia, ky aksion është në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të SPB-së për zbulimin e shtetasve të huaj të cilët ilegalisht qëndrojnë dhe punojnë në rajon dhe përfshirjen eventuale të tyre në tregti me njerëz dhe vepra të tjera kriminale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *