Home / Lajme / Maqedoni / Aktivitete për ndryshimet klimatike (VIDEO)

Aktivitete për ndryshimet klimatike (VIDEO)

Tetovë, 13 Qershor – Në Tearcë të premten është mbajtur kampanja lokale për ngritjen e vetëdijës për ndryshimet klimatike si dhe ndikimi i tyre te qytetarët, njofton Televizioni Koha.

Kampanjën e implementon Projekti i USAID për përpilim të strategjive për ndryshimet klimatike dhe është e planifikuar të ketë karakter edukativ për termin “Ndryshime klimatike”.

Në kuadër të këtij evenimenti është prezantuar metoda e “Agjendës së Gjelbër” si metodë participative për krjim dhe implementim të strategjisë lokale dhe planeve aksionale në fushat e ndryshme ku do implementohet i tërë procesi, njofton Televizioni Koha.

Kreu i komunës së Tearcës Isen Asani tha se në kuadër të kampanjës qytetarët do të kenë mundëi të shohin se çka ndodh me ndryshimet klimatike, si dhe me keqpërdorimin e ujit se sa uji harxhohet nëse nuk bëjmë kujdes në amvisëritë tona.

“ Qëllimi është që të ngritet vetëdija tek të gjithë qytetarët e komunës së Tearcës dhe më gjërë lidhur me ndryshimet klimatike që janë duke ndodhur në hapësirën tonë. Komuna e Tearcës është duke vazhduar me projekte me Mileniumkotakt dhe CED, USAID, e kemi realizuar fazën e parë të projektit që kishte të bëntë me efikasitetin energjetik dhe në këtë rast rezultatet janë më se evidente pasi që sipas krahasimeve të bëra kemi benefite lidhur nga kursimi i ndriçimit publik. Sot në kuadër të kampanjës qytetarët do të kenë mundëi të shohin se çka ndodh me ndryshimet klimatike, si dhe me keqpërdorimin e ujit se sa uji harxhohet nëse nuk bëjmë kujdes në amvisëritë tona”, tha Asani.

Metin Muharemi nga organizata CED, tha se benefitet nga ky projekt do ti shohin vetë qytetarët.

“ Benefitet kryesore do ti shohin qytetarët e kësaj komune pasi që pikërisht përmes 50 puntorive të ndryshme të cilët janë mbajtur vitine kaluar në kuadër të Agjendës së Gjelbër, është përpiluar strategjia e cila u miratua nga këshilli i komunës që ka të bëjë me ndryshimet klimatike. Përmes kësaj si benefit i parë do të jetë që njerëzit të fillojnë të kuptojnë se çka paraqesin ndryshem klimatike. Poashtu përmes kësaj strategjie qytetarët do të njihen edhe për mbrojtjen e pyjeve, kursimin e ujit të pijshëm dhe kursimit të rrymës elektrike” tha ai.

Darko Aleksovski nga Mileniumkontakt, tha se në kuadër të projektit të USAID, parashihet që qytetarët të njihen me ndryshimet klimatike dhe sa ata janë të vetëdijshëm për problemet që shfaqen nga këta ndryshime. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *