Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Ali Ahmeti letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

15 qershor-Andaj, pajtohem me ju që koha për NATO është tani dhe që vendime vizionare dhe të guximshme kërkohen nga politikanët sepse kështu kontribuohet për paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe zhvillim ekonomik.

BDI ka publikuar sot një letër e cila i është dërguar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmussen nga ana e kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti.

Më poshtë vijon letra e plotë:

“Në emër të të gjithë ne pranë BDI, ju falëmnderoj për takimin tonë gjatë vizitës juaj në Shkup më 22 Maj 2014 si dhe për letrën tuaj të dërguar më 2 qershor. Siç diskutuam gjatë takimit tonë, të gjitha të arrituar e vendit pas Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, janë rezultat i investimit të përbashkët të komunitetit ndërkombëtar dhe liderëve lokal. Por, kurorëzimi i këtyre arritjeve po sfidohet seriozisht nga kontesti i pazgjidhur i emrit të vendit tim me fqin jugor Greqinë që po parandalon aspiratat tona për anëtarësim në NATO dhe BE. Për ne, NATO nuk ka alternativë.

Andaj, pajtohem me ju që koha për NATO është tani dhe që vendime vizionare dhe të guximshme kërkohen nga politikanët sepse kështu kontribuohet për paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe zhvillim ekonomik.

Zgjidhja e kontestit është e rëndësishme për vendin dhe Ballkanin perendimor njësoj sikur edhe marrëveshja midis Kosovës dhe Serbise që ndikoi pozitivisht tek i gjithë rajoni. Duke ju shprehur mirënjohjen time, ju siguroj që ne mbetemi partner tuaj të dedikuar për të arritur këtë qëllim dhe shfrytëzoj këtë mundësi që ta përsëris dhe ritheksoj patjetërsinë urgjente të përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar në lehtësimin e procesit sa më parë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *