Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së

5 qershor-Kongresi i sotëm u mbajt në Tetovë në qendrën për kulturë në Tetovë që përkon edhe me datën e themelimit të BDI-së më 5 qershor të vitit 2002. Kongresi përfundoi punimet pa u bërë të ditur emrat e nënkryetarëve, sekretarëve, dhe emrat e Ministrave të ardhshëm. Poashtu Kongresit i janë dorëzuar edhe emrat e 81 anëtarëve të Kuvendit të Përgjithshëm të partisë.

Gjithsej 675 delegatë të Bashkimit Demokratik për Integrim sot për herë të tretë i kanë dhënë besimin kryetarit të deritanishëm Ali Ahmetin që edhe në katër vitete e ardhshme të jetë lider i BDI-së. Edhe pse organet e partisë kishin vendosur që votimi për kryetar të partisë të jetë i fshehur megjithatë ata njëzëri propozuan që votimi të jetë i hapur duke i hapur rrugë kështu liderit Ali Ahmeti që të zgjidhet me shumicë votash kryetar, raporton Tv KOHA.

Pas marrjes së shumicës në kongres meti e ritheksoi se në këtë rast votimi është dashur të jetë i hapur megjithatë theksoi se me punëne tij deri tash nuk ka zhënjyer dhe nuk do të zhgënjejë as edhe në katër vitet e ardhshme. Ai kërkoi përgjegjësi nga të gjithë sepse siç tha përkrahja e marrë nëpër ciklet zgjedhore i shton përgjegjësitë. Ahmeti në fjalimin e tij, ka folur edhe për shumë çështje në mesin e të cilëve nënvzioi lirinë e medieve, kthimin e opozitës maqedonase në parlament duke akuzuar njëkohësisht gazetarët dhe analistët maqedonas të cilët e akuzojnë se ka politikë konspirative, raporton Tv KOHA.

Ai tha se me politikën e tij asnjëherë nuk ka punuar kundër këtij vendi duke ëkrkuar zgjidhje për kontestin me emrin me Greqinë si alterantivë e vetme për paqë dhe stabilitet në rajon.Lideri i psoazgjedhur edhe njëherë ka theksuar se ideja për president konsensual nuk ka qenë kundër askujt se pyeti se ç`të keqe do të ketë nëse kryetari i shtetit është shqiptarë, kryeministër apo kryetar parlamenti. Ahmeti ka kërkuar në zgjedhjet e ardhshme 200 mijë vota për BDI-në. Kongresi i tretë i BDI-së paraprakisht miratoi statutin e partisë ku parashihet formimi i këshillit të të urtëve si organ partiak, zgjerimi i kryesisë qendrore nga 21 në 33 anëtarë dhe kuvendit të përgjithshëm nga 75 anëtarë në 81, informon Tv KOHA.

Nënkryetari Rafiz Aliti ka propozuar që në rend dite të futet përkujdesja ndaj veteranëve, familjeve të dëshmorëve, ndërsa Fatmir Besimi deklaroi se kjo është pjesë e programit. Gjatë miratimit të statutit të partisë më shumë vërejtje kishte ndaj formimit të këshillit të të urtëve. Gjatë kongresit nuk u morrën parasysh vërejtjet që nëndegët në Shkup të jenë pjesë e degës së qytetit të Shkupit dhe vërejtjet që këshilli i të urtëve të mos jetë organ vendimarrës por vetëm organ mbikqyrës. Ndërkaq, është pranuar propozimi që nëndegët ku janë pakicë shqiptarë si në Shuto Orizari, Karposht, manastir të kenë nga një përfaqësues të tyre në organet vendimarrëse. Poashtu në kongresin e tretë të BDI-së, Fatmir Besimi foli për orientimin e partisë ku siç theksoi shtyllat kryesore në katër e vitete e ardhshme do të jenë mirëqenia, mirëbesimi, rritja e përfaqësimin adekuat në administratë dhe rritja e përfaqësimit në postet udhëheqëse, njofton TV KOHA.

Poashtu në këtë kongres është theksuar se Marrëveshja e Ohrit ngelet prioritet për tu implementuar tërësisht në avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe, rritjen e përfaqësimit dhe krijimin e klimës së mirëbesimit. Kongresi i sotëm u mbajt në Tetovë në qendrën për kulturë në Tetovë që përkon edhe me datën e themelimit të BDI-së më 5 qershor të vitit 2002. Kongresi përfundoi punimet pa u bërë të ditur emrat e nënkryetarëve, sekretarëve, dhe emrat e Ministrave të ardhshëm. Poashtu Kongresit i janë dorëzuar edhe emrat e 81 anëtarëve të Kuvendit të Përgjithshëm të partisë. TV KOHA
Gazetar: Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *