Home / Lajme / Maqedoni / Arba Xhila fituese e festivalit të parë për fëmijë “Peshku i Artë”

Arba Xhila fituese e festivalit të parë për fëmijë “Peshku i Artë”

Strugë, 02 Qershor – Në ditën ndërkombëtare të fëmijve, në Strugë u mbajt festivali i parë i këngës për fëmijë “Peshku i Artë”, në organizim të Shoqatës për kulturë “Vals”, e ndihmuar nga komuna e Strugës dhe sponsori gjeneral “Trim&Lum”.

Në këtë festival me karakter garues, u interpretuan 12 këngë konkuruese dhe po aq interpretues nga disa qytete të Maqedonisë si dhe grupe vallëzuese që e plotësuan këtë mbrëmje të festivalit.

Pas përfundimit të pjesës konkuruese të festivalit, Juria profesionale në përbërje prof. Zulqifli Ziba, prof. Altin Ziba dhe prof. Elinda Agon, bënë vlerësimin e këngëve dhe ndanë çmimet sipas vlerësimit të tyre professional si vijon:

Çmimi i publikut i takoi Ëmbla Qyrës, për këngën “Papagalli” të Vagner Nushit me tekst të Burbuqe Qyrës; çmimin për perfomancë më të mirë e mori Merita Merko; çmimin për muzikë më të mirë kënga e Nita Krosit; tekst më i mirë u vlerësua teksti i Bexhet Bekteshit kënduar nga Era Qyra, ndërsa orkestrim më i mirë u vlerësua Belkisa Roçi.

Juria profesionale ndau tre çmime të treat: Blini Nushi, Jona Sela dhe Xhevrie Tule; dy çmime të dyta për Sara Shaqirin dhe Djellon Mustafai, ndërsa për fituese të festivalit të parë të këngës për fëmijë “Peshku i Artë” u shpall Arba Xhila, për interpretimin e këngës “Lepurushi” me tekst të Bexhet Bekteshit, muzikën dhe orkestrimin e bërë nga Shkëlzen Bekteshi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *