Home / Lajme / Maqedoni / Arifi e kënaqur nga rezultatet e testimit

Arifi e kënaqur nga rezultatet e testimit

Tetovë, 16 Qershor – Nxënësit e Tetovës kanë arritur që të marrin notë mesatare 3.7 gjatë testimit ekstern.

Autoritetet e komunës së Tetovës janë shprehur të kënaqur lidhur me këtë rezultat të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe kanë theksuar se do të përkushtohen edhe në të ardhmen që të ken rezultate më të mira. Kryetarja e komunës së Tetovës është shprehur e kënaqur më rezultatet e shpallura nga Ministria e Arsimit sa i përket testimit ekstern. Ajo tha se edhe pse në nivel të shtetit nota mesatare është 3.6, megjithatë nota mesatare për nxënësit e Tetovës është 3.7.

“ Sipas rezultateve shkollat tetovare kanë kaluar në mënyrë solide me atë që nota mesatare në nivel të shtetit është 3.6, tek semimaturantët tetovarë nota mesatare është 3.7 dhe është për një njësi më e lartë se vitin e kaluar. Ky ka qenë edhe qëllimi i komunës së Tetovës që me një disiplinë të shtuar nëpër shkolla të arrijmë të risim rezultatet e nxënësve tetovarë ”, tha Arifi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *