Home / Lajme / Maqedoni / Ariu sulmon koshët e bletëve në Tetovë (VIDEO)

Ariu sulmon koshët e bletëve në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 22 Qershor – Ariu ka sulmuar rrethë 40 koshë me bletë në rrugën për në banjën e Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Pronarët e këtyre koshëve të bletëve thonë se nga muaj Prill Ariu është shfaqur në këtë zonë dhe pa ndërprerë është duke i sulmuarë koshët e bletëve.

“Dëmi material është diku rrethë 5 mijë euro dhe pronarët e koshëve janë të frikësuarë për shkak se ariu deri më tash është duke shkaktruar një dëm dhe akush nuk ka marrë masa. Me ligj është e ndaluarë që të vritet, ne deri më tash kemi parë dy ari njëri ka edhe dy klyshë dhe për çdo natë jemi të detyruar që të bëjmë roje, por nuk ka as siguri, nuk mund që ta parandalojmë, jemi të detyruar që të shkojmë kohë pas kohe dhe vetëm të shikojmë gjendjen e koshave të bletëve, nuk mund të marrim asnjë masë, s`kemi çka të bëjmë, e keqja është se ariu akoma është duke na sulmuar dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë vetëm të shikojmë se si e shkatëron pronën tonë”, thotë Merxhan Sulejmani pronar i disa koshave të bletëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *