Home / Lajme / Maqedoni / Arlind Pajaziti me koncert recital (VIDEO)

Arlind Pajaziti me koncert recital (VIDEO)

Tetovë, 06 Qershor – Pianisti Arlind Pajaziti, student i Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës mbrëmë në Teatrin e Fakultetit të Arteve të USHT-së (Qendra për Kulturë në Tetovë) mbajti Koncert Recital, ku përpara publikut interpretoi vepra të kompozitorëve botror.

Në këtë aktivitet kulturor, i cili u mbajt për herë të parë nga një student i USHT-së, morrën pjesë personalitete të njohura nga jeta kulturore nga vendi dhe më gjerë.

Arlind Pajaziti me këtë rast shprehu emocionet lidhur me këtë concert dhe nënvizoi se kjo është hera e parë që një student jep një koncert para profesorit të tij.

Ndërsa profesori Shkëlzen Baftiari me këtë rast u shpreh se ëhstë një kënaqësi që student të jep një koncert para profesorit.

Përndryshe, Arlind Pajaziti, në të gjitha paraqitjet e tij deri më sot, është mirëpritur nga publiku i Tetovës, prandaj përkushtimi i tij ndaj artit muzikor, është një investim shumë i rëndësishëm për të zhvilluar një karrierë profesionale në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *