Home / Lajme / Rajon / Arrestime në Lazarat

Arrestime në Lazarat

Lazarat, 17 Qershor – Forcat speciale të policisë po përballen me një situatë luftarake në fshatin Lazarat, në përpjekjen e parë serioze për vendosjen e autoritetit të shtetit në një zonë të lënë jashtë kontrollit nga qeveritë e mëparshme.

Policia në Lazarat ka arrestuar në orët e fundit gjashtë persona të dyshuar për sulmin me armë ndaj uniformave blu, teksa këto të fundit përpiqeshin të hynin në fshat.

Lajmin e konfirmojnë burime policore zyrtare, sipas të cilave personat e arrestuar dyshohen edhe për sulmin ndaj gazetarëve që po ndiqnin aksionin.

Burimet kanë saktësuar se në pranga kanë rënë shtetasit: Matjas dhe Juxhin Bocia, Florian Shurdhi, Xhevahir Doçi, Ali Basha dhe Emiliano Aliko.

Me rënien e natës trafikantët e hashashit në Lazarat i kanë vënë zjarrin rezervave të lëndës narkotike dhe reja e tymit është parë në gjithë zonën përreth.

Ndërkohë, forcat speciale të policisë qëndrojnë në gatishmëri dhe mbajnë të rrethuar fshatin, ndërsa herë pas here janë degjuar edhe të shtëna me armë.

Forcat speciale të policisë po përballen me një situatë luftarake në fshatin Lazarat, në përpjekjen e parë serioze për vendosjen e autoritetit të shtetit në një zonë të lënë jashtë kontrollit nga qeveritë e mëparshme.

Gjatë mbrëmjes kanë shkuar trupa shtesë në mbështetje të 500 forcave që nisën operacionin mëngjesin e së hënës.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Artan Didi deklaroi në mbrëmje se, “nuk do të ketë tërheqje deri në arrestimin e të gjithë grupit kriminal që vepron në Lazarat”. Ai u takua me forcat e RENEA-s, FNSH-së dhe DELTA-s, ndërsa operacioni pritet të vijojë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *